Dy shishe molotovi u gjetën nga autoritetet policore mbrëmjen e së dielës, përpara hyrjes së parlamentit në kryeqytet. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shishet me lëndë djegëse u gjetën rreth orës 22:40. Ato ishin të padjegura, për pasojë fatmirësisht nuk pati asnjë lloj dëmi.
"Rreth orës 22:40, në trotuar, para hyrjes për në Parlament në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia e Tiranës në një njoftim për mediat.
Ndërkohë, tvklan.al sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/